Adresa: Tirane, Rruga Kastriotet 200m nga kthesa e Kamzes

 

Rregullat dhe Procedurat për regjistrimin e fëmijëve ne “Kopshtin e Femijeve 5 YJET”

Kopshti dhe cerdhja” 5 yjet” është qendër edukative- arsimore për përkujdesje ditore të fëmijëve të moshës 1 deri në 6 vjeç për edukim, zhvillim dhe rritje të fëmijëve. Për shërbimet që ofron është licencuar me vendim të përhershëm nga Ministria e Kultures, Arsimit dhe Shkencës së Republikës se Shqiperise. Përveç përkujdesjes fizike, lojës dhe argëtimit të fëmijëve, Kopshti “5 yjet” është i përqëndruar në zhvillimin e kreativitetit tek fëmijët; ndërtimin e vetëbesimit, pavarësimin, nxitjen e kureshtjes dhe dëshirës për të mësuar. Për më shumë, Kopshti “5 yjet” synon të nxisë interesimin e fëmijëve që të hulumtojnë dhe të mësojnë më shumë për rrethin ku jetojnë.

 

∞ Regjistrimi i fëmijeve ne kopshtin e femijeve “5 yjet”

Hapi i parë për të regjistruar fëmijen ne kopshtin ” 5 yjet” është plotësimi I formularit te aplikimit prane kopshtit tone. Aplikacionet pranohen gjatë gjithë kohës, përvec se shqyrtimi i tyre mund të jetë më i ngadalshëm në periudhën kur vendet janë të plotësuara. Pas shqyrtimit të aplikacionit tuaj personeli yne mund të ju informoj se si dhe kur mund të filloj mësimin në kopesht fëmija juaj.

Ora e Vizitave
Për shkak të respektimit të planprogramit edukativ dhe sigurisë së fëmijëve, koha për vizitorë të jashtëm është vetëm me paralajmërim ne numrin e telefonit qe iu eshte dhene paraprakisht.

 

Orari

Orari i rregullt i punës (E HËNË- E PREMTE)  06:40 – 17:00

E SHTUNE                                                   06:40 – 13:00

Vonesat shfaqin shqetesim dhe pengojne aktivitetin qe per femijet eshte I programuar.

Dita e Femijes ne Kopesht

Emertimi I Aktivitetit Orari
Hyrja ne kopesht 06:40 – 09:00
Mengjesi 09:00
Frutat 10:00
Aktivitete te planifikuara dhe lojra 10:30
Dreka 12:00
Dalja e pare  Brenda ores 13:00
Fjetja 13:00
Vakt I lehte pasditeje 15:30
Dalja nga kopshti Brenda ores 17:00

Kalendari

Kopshti “5 YJET” deklaron qe do te kete pushim vetem ne festat  e poshteshenuara.

Data Emertimi
14 mars Dita e Veres
01 maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
05 qershor Dita e Bajramit të Madh
12 gusht Kurban Bajrami
29 nentor Dita e Çlirimit
25 dhjetor Krishtlindjet
01 ,02  janar Ardhja e Vitit te Ri

 

Pranimi dhe dorëzimi i fëmijëve

Pranimi i fëmijëve bëhet prej orës 06:40 deri në 9 të mëngjesit. Është e domosdoshme që prindërit ta informojnë Stafin e Kopshtit se kush është i autorizuar të marrë fëmijen nga Kopshti. Nëse ne nuk jemi të informuar me kohë se një palë e tretë ose person i ri do të marrë fëmijen nga kopshti, ne jemi të detyruar të ndalim fëmijen në kopsht.

Gjithashtu, në rast se prindërit janë të divorcuar ose kujdestarë të vetëm të fëmijës, Kopshti duhet njoftuar nëse ata janë përfaqësuesit ligjor të fëmijës, dhe nëse prindi tjetër i cili nuk jeton me fëmijën ka të drejtë të marë fëmijën nga kopshti apo jo. Po të njejtat rregulla vlejnë edhe për transport.

 

Menuja Ushqimore

Në Kopshtin “ 5 yjet”  fëmijët shërbehen me menu te plotë sipas standardeve më të larta.Per ushqimin e shëndetshëm të fëmijeve kujdeset kuzhinierja personale e Kopshtit. Ushqimi pergatitet me ushqime te fresketa dhe per cdo dite.

 

Gjuha e Komunikimit

Në kopesht gjuha e kominikimit është gjuha shqipe. Në baza ditore, përgjatë realizimit të aktiviteteve me fëmijë, edukatorët interpretojnë dhe zhvillojnë aktivitete edhe në gjuhën angleze.

 

Grupmoshat

Për të mbajtur stimulimin zhvillimor të fëmijes sipas moshës së fëmijës, bëhet lëvizja e fëmijëve prej një grupi në tjetrin. Për lëvizjet e fëmijëve nga një grup në tjetrin, prindërit apo kujdestarët e fëmijëve janë të informuar vazhdimisht.

Alergjite

Nëse në hapësirën adekuate në formularin e aplikimit nuk ceket ndonjë alergji apo ndjeshmëri shëndetësore e fëmisë, kopshti nuk merr përgjegjësi në rast të ndonjë incidenti shëndetësor si rezultat e kësaj alergjie. Kopshti duhet te jete I informuar paraprakisht per problem te ketij lloji.

Siguria e Fëmijëve

Ambienti ku fëmijet qëndrojnë dhe zhvillojnë aktivitete është i sigurtë për fëmijët. Personeli po ashtu përkujdeset në baza ditore për sigurinë e tyre përgjate lëvizjeve, Sidoqoftë, për shkak të lëvizjeve të shpeshta të fëmijëve mund të ndodhin lëndime fizike te padeshirueshme , per te cilat personeli njofton prindërit apo kujdestarët.

Higjena

Në Kopshtin “ 5 yjet” stimulojmë më të vegjlit e kopshtit të adaptohen me qëndrimin, gjumin dhe pastrimin. Për ata që përdorin pampers, prindërit duhet të sjellin me cantën e fëmijës numër të mjaftueshëm pelenash për orarin e ditës. Kopshti nuk mban dhe nuk siguron pampersa ekstra për fëmijët.

Prindërit duhet të sjellin fëmijët e pastër nga shtëpia. Me cantën e fëmisë prindërit duhet të sjellin rrobat dhe nderresa që do ti duhen fëmijës gjatë ditës. Pjesë e këtyre duhet të jenë një pale pixhame për kohën e gjumit dhe një palë nderresa për aktivitete brenda kopshtit. Ne sygjerojmë që për lirinë maksimale të fëmijëve, veshja e tyre të jetë komode dhe e thjeshtë për të lejuar lëvizje të lirshme pa kopsa e percina per te patur  pjesëmarrje maksimale në aktivitete me ngjyra, lodra, e tjera dhe per te stimuluar pavaresine e femijes ne veshjen apo zhveshjen e tyre.

Stolitë

Kopshti “ 5 yjet”  nuk mban përgjegjësi për ruajtjen e objekteve me vlere apo stolive të ndryshme, si zinxhire, vathë, dhe gjërave të tjera të imëta në kopsht. Ne sygjerojmë që fëmijët të vijnë në kopsht pa stoli të tilla për tju shmangur humbjes së stolive si edhe mundësisë për lëndime gjatë aktiveteve të ditës.

 

Lodrat

Mjetet e punës dhe lodrat të cilat përdoren në kopesht janë të vecanta në ndërtimin dhe funksionet e tyrë që stimulojnë zhvillimin intelektual e kreativ të fëmisë suaj.
Për të qenë cdo herë të drejtë me të gjithë, nuk lejojmë që fëmijët të sjellin lodra apo kostume personale nga shtëpia. Kjo rezulton në dallime dhe pakënaqësi tek bashkëmoshatarët, gjë që ndikon në atmosferë jo të barabartë tek grupi.

Shëndeti

Duke mbajtur në rend të parë shëndetin e fëmijes tuaj, është e domosdoshme që me rastin e regjistrimit të fëmijes në kopesht të sillen dëshmi per vaksinimin e tij dhe të qartësohet detajisht gjendja e tij shëndetësore.

Në rast të ndonjë ftohjeje të fëmijes, është me rëndësi që ju të siguroheni se fëmija është shëruar plotësisht para se ju ta sillni atë përsëri në kopesht. Kjo mënjanon shpërndarjen e ftohjes tek fëmijët e tjerë dhe siguron qëndrim të sigurtë e të parrezikshëm për të gjithë fëmijët në kopesht.

Në rast të shenjave të ndonjë rreziku shëndetësor për fëminë tuaj gjatë qëndrimit në kopsht, ju do të informoheni menjëherë në telefon përmes personelit.

Medikamentet

Kopshti “ 5 yjet” nuk shpërndan medikamente tek fëmijët e kopshtit pervec ndonje rasti emergjent. Gjithashtu do njoftohet prindi qe te marre femijen ose te dergoje nje person te autorizuar per ta marre.

∞ Mungesat e Fëmijëve

Kopshti duhet të informohet paraprakisht për cdo mungesë të fëmijes në kopesht qoftë ajo mungesë një ditore apo më e gjatë. Zbritje ne cmim do te kete vetem kur mungesat plotesojne numrin prej 15 ditesh rrjesht.

Ruajtja e Vendit

Kopshti duhet të jetë i informuar se fëmija juaj do të mungoj në kopsht për një periudhë më të gjatë kohore në mënyrë që atij ti ruhet vendi. Ne jemi kushtëzuar të llogarisim edhe vendet të cilat i ruajmë si vende të mbushura. Prandaj, në rast të mungesës së fëmijës për periudhën një mujore, prindërit duhet paguar gjysmën e cmimit të rregullt për secilin muaj që fëmija mungon.

Personeli

Është e domosdoshme që personeli i Kopshtit  të respektohen si mësues nën përkujdesjen e mirëqenies dhe zhvillimit të fëmisë suaj. Është esenciale të respektohet vlerësimi dhe puna profesionale e tyre. Ju lutemi të keni kujdes të vecante të mos kërkoni nga personeli shërbime jashtë rolit dhe përgjegjësive të tyre.

∞  Kontaktimi i Personelit

Për shkak se prezenca e telefonave në klasa pengon zhvillimin e planprogramit për fëmijë dhe I shqeteson ato, prindërit nuk mund të kontaktojnë shpesh mësueset gjatë orarit të ditës. Ju mund të kontaktoni vetëm 1 herë në ditë qe te mund të informoheni per mirëqenien e fëmijes suaj.

Transporti

Sipas kërkesës dhe nevojës për transport, Kopshti  5 yjet përpiqet të akomodoje fëmijët në një prej mjeteve transportuese të kopshtit. Bartjen e fëmijëve me transport e bëjnë personeli i autorizuar dhe i Kopshtit.

Pranimi dhe dorëzimi i fëmijëve

Shoferi i cili transporton fëmijen tuaj u lajmëron me telefon 5 minuta para kohës kur duhet të dilni për të dorëzuar apo marrë fëminë tuaj. Për shkak një shoferi mbart një numër të konsiderueshëm fëmijësh, ai nuk mund të presë pranë vendbanimit tuaj më shumë se 5 minuta.

Për më shumë, shoferi do të sjellë fëmijën tuaj vetëm tek adresa per  të cilën keni rene dakort qe në fillim të përdorimit të këtij shërbimi. Prandaj, “5 YJET” nuk obligohet që të ju përgjigjet kërkesave tuaja për dorezimin e fëmijës apo pranimin e tij në adresa të ndryshme, vetëm në rast të ndërimit të vendbanimit.

Pagesa

Pagesa për vendin e fëmisë suaj bëhet nga data 01 deri me date 05 te secilit muaj. Ju lutemi duhet te jeni korrekt me afatet e percaktuara per te patur nje vijueshmeri positive te bashkepunimit tone. Pagesa mujore I behet cash personit te percaktuar.

Largimi i femijeve nga Kopshti “ 5 yjet”

Prindërit të cilët për arsye të ndryshme dëshirojnë që të largojnë fëmijët nga kopshti yne, dhe të përfundojnë bashkëpunimin, duhet njoftuar personelin e kopshtit , së paku 1 muaj para largimit. Kopshti “5 YJET” gjithashtu ka të drejtë që të largoj fëmijën nga kopshti dhe te përfundojë bashkëpunimin, në rast se rregullat e lartëshënuara nuk përfillen nga prindërit.

Deklarata

Prindërit të cilët rregjistrojnë fëmijen ne  Kopshtin “5 YJET”  , para cdo bashkëpunimi me ne duhet të njoftohen me rregullat dhe procedurat e rregjistrimit të fëmijëve dhe deklarojnë se pajtohen me  to.

To Top
instagram default popup image round
Follow Me
502k 100k 3 month ago
Share